Mos i ushqeni fëmijët me djersën e popullit se u ndodh si…

Shpërndaje

Pushteti i ri komunist, aty nga viti 1946, e kishte pasur halë në sy hoxhën e fshatit Cërvëjcë të Kërçovës. Për ta akuzuar rrejshëm si njeri që u kishte ndihmuar ballistëve të asaj ane, ata e kishin gjetur një bashkëfshatar të tij me emrin Beshir. Këtij Beshirit i kishin veshur një uniformmë dhe i kishin dhënë një bilil, me të cilin ai i mblidhte fshatarët në mes të fshatit sa herë që deshte.

Pushteti e kishte mësuar Beshirin që ta akuzojë hoxhën se hoxha gjatë luftës u paska dërguar ballistëve 40 palë çizma në mal. Në bazë të dëshmisë së Beshirit, hoxhës të ngratë, ditën ia mbanin kokën të shtrënguar me mengane, kurse natën e fusnin në një dollap, i cili mezi e nxente brenda. Hoxha i ngratë gjatë të gjithë kohës sa kishte qëndruar në dollap e kishte mallkuar nënën e vetë që e kishte bërë dy metra burë.

Dikur hoxha kishte dalë nga burgu dhe njerëzit për tu qeshur i kishin thënë:

Ore hoxhë, ti i lutesh Zotit natë e ditë. Lutju që ta dënojë Beshirin se na shkepi në dru. Hoxha që t’ua këthejë edhe ai në të njëjtën mënyrë u kishte thënë: Unë i kam drguar letrat me të gjitha gjëmat a Beshirit. Kudo qe e takonin hoxhën, cërvëjcasit e pyesnin: ëëë hoxhë, si u bë puna me ato letrat e tua. Letrat janë në procedurë dhe për momentin janë në shqyrtim. Kaluan disa vite dhe kur përsëri fshatarët ia bënë pyetjen e njëjtë, hoxha u tha: Nuk duhet pritur më shumë se një javë. Ditën e tregut Beshiri kishte shkuar në Kërçovë dhe kishte blerë dy qé shumë të fuqishëm. Beshirit nuk i novojiteshin qé, por këte punë e bëri për tangërllëk. Ditën e nesërme e merr qetë, një rrul- valak prej guri , i cili ishte mbi 500 kg. i rrëndë, dhe shkon tek ara e vetë. Qetë ishin trembur dhe kishin filluar të nxitojnë. Që ti ndalojë qetë, ai u kishte dalë përpara, mirëpo ishte rrëzuar dhe qetë bashkë me rrulin-valakun i kishin kaluar përmbi, nga këmbët përmbi kokë. Rruli-valaku, ia kshte bërë copë-copë të dyja këmbët. Ia kishte thyer të gjitha brinjët, saqë kahërori i dukej sikurse një dërrasë. Të mos flasim për nofullën, dhëmbët dhe hundën, të cilat i kishte të bëra thërrime. Beshiri kishte jetuar me dhimbje të tmerrshme tre vjetët e ardhshëm. Gjithnjë kishte qenë i mbuluar me qelb dhe me miza shkaku se gjitnjë i hapeshin plagë të reja. Ec e mos beso se secili jep llogari për bëmat dhe për gjëmat e veta.