Motra e Aida Doçit mahnitë Turqinë, mediat shkruajnë për një zë të rrallë

Shpërndaje

Vanesa Doçi motra e këngëtares Aida Doçi është bërë temë në mediat turke me zërin e saj.

Vanesa Doçi ka impresionuar mediat turke me zërin e saj unik, madje njëra nga programet më prestigjiozë në Turqi ‘Kanal D’ ka shkruar për këngëtaren.

Ajo vite më parë në një emision kosovar kishte kënduar këngën e Ibrahim Tatlises ‘Aramam’ dhe tani performanca e saj ka arritur mbi 50 milionë klikime në Youtube.

E gjithë kjo e ka bërë shumë krenare motrën e saj dhe në një postim Aida ka shkruar se edhe nëse i përfundon karriera tani nuk do brengoset pas suksesit të motrës.

VIDEO

VIDEO