Nesër takimi i qeverisë dhe opozitës për versionin final të ligjit të PP

Shpërndaje

Nesër do të zhvillohet takimi i liderëve në Qeveri ku pritet të arrihet marrëveshje finale për Ligjin për prokurorinë publike.

Siç mëson Alsat, nesër në ora 20.00 është caktuar takim liderësh që do të mbahet në Qeveri. Në takim pjesëmarrjen e tij siç mëson Alsat jozyrtarisht e ka konfirmuar edhe kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hrisitijan Mickovski.

Në takimin e liderëve pritet të që arrihet marrëveshja finale për Ligjin e ri për Prokurori Publike dhe me këtë të vuloset fati i Prokurorisë Speciale.

Në takim pritet që të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme./Alsat