Ngatërrimi i himnit kombëtar, Macron mesazh urgjent Ramës: E patolerueshme!

Shpërndaje

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të pa tolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/