Nipi i Ahmet Krasniqit kalon në PDK, reagojnë familjarët e tij

Shpërndaje

Aziz Krasniqi, i cili është nip i ish-kolonelit, Ahmet Krasniqi, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Pas aderimit Krasniqit në PDK, ka reaguar vëllai i ish-kolonel Krasniqit, Behxhet Krasniqi. Ai ka thënë se përveç Aziz Krasniqit, këtij subjekti nuk i është bashkangjitur askush tjetër nga familja Krasniqi. Po ashtu, ai ka thënë se nuk e komentojnë vendimmarrjen e Aziz Krasniqit për të kaluar tek PDK-ja, sipas tyre është e drejtë e tij. Postimi i plotë i Behxhet Krasniqit:
Sqarim:
Me rastin e aderimit te Aziz Faik Krasniqi-Zhilivoda në PDK. Njoftojmë opinionin se Azizi ne këtë parti ka aderua fikalli vetëm dhe se ne këtë aderim nuk i është bashkangjitur asnjë pjesëtar tjetër i familjes se Aziz Zhilivodes dhe Ahmet Krasniqit. Portalet dhe disa mjete te informimit, për këtë rast kanë plasuar gënjeshtra dhe gjysmë te vërteta, vetëm sa për klikime dhe shikueshmëri…! Ne po jetojmë ne një kohe krizash, ekonomike dhe morale. Prandaj nuk përjashtohen edhe raste te tilla, qe nganjëherë janë befasuese dhe te pa pritura për opinionin ne Kosove.
Me këtë rast, po dihet qe PDK-së po i duhen bllofe te tilla, ne kohe fushatash zgjedhore, me u mundua me i joshe njerëzit me lloj premtimesh me te vetmin qellim, sa me e mashtrua elektoratin e tyre, gjeja se janë te mire dhe te preferuar edhe nga familjet e mëdha…! Azizi, tashme është i moshës madhore, andaj ne nuk pretendojmë me i bë presion, as me ja ndalu aderimin ne akcilin formacion politik. Ai e din vet, pse dhe si ka përfundu ne PDK. Urojmë ta ketë shëndetin, dhe te jetë i vetëdijshëm për secilin hap qe e qet tash e tutje, si i veshur me petkun politik.
Ps. këtë shkrim sqarues e bëra pasi u konsultova me rrethin e gjer familjar.
Behxhet Krasniqi.