Nju Jork, Zaev takoi homologun grek Micotakis

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka takuar në Nju York homologun e tij grek Kirijakos Micotakis, për herë të parë zyrtarisht pas ardhjes së Micotakis në pushtet.

Takimi u zhvillua në kuadër të Kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Gjatë takimit Zaev ka potencuar se Qeveria e Maqedonisë së Veritur është maksimalisht e fokusuar në qasjen konstruktive të ndërtimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, bazuar në miqësi dhe interes të përbashkët për prosperitetin e rajonit dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke shtuar se Qeveria është e gatshme për zbatim të tërësishëm të Planit për intensifikim dhe pasurim të bashkëpunimit mes dy shteteve siç e parasheh Marrëveshja e Prespës.

Gjatë takimit është konstatuar se përparimi i bashkëpunimit ekonomik si dhe shkëmbimi i investimeve direkte janë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. Micotakis gjatë kohës që ishte në opozitë ishte kundërshtar i fuqishëm i Marrëveshjes së Prespës./Alsat