Opozita greke sulmon Micotakisin: Ku mbeti trimëria jote për Marrëveshjen e Prespës!?

Shpërndaje

Një pjesë e partive opozitare greke kanë hedhur akuza të ashpra mbi kryeministrin e Greqisë, Kirjakos Micotakis, për fjalimin e tij në hapjen e Panairit ndërkombëtar në Selanik të shtunën, si për qëndrimet e politikës ekonomike, ashtu edhe për Marrëveshjen e Prespës, njofton Zhurnal.

Nga SIRIZA, thonë se Micotakis në praktikë ka pranuar nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës, nga Mera25 thonë se “befason heshtja e kryeministrit grek”, ndërsa nga Zgjidhja greke thonë se Qeveria u ka dorëzuar shkupjanëve emrin e tyre Maqedoni.

“Z.Micotakis nga Selaniku, nga Panairi Ndërkombëtar në Selanik, në fjalimin e tij të përgjithshëm prej rreth 7000 fjalëve nuk gjeti asnjë fjalë të thotë për çështjen maqedonase, as një fjalë për marrëveshjen e Prespës, ndrsa në periudhën e kaluar paraqitej si një “makedonomahos” (luftëtar për Maqedoninë). Tani pas zgjedhjeve, si duket se ka vendosur që Marrëveshja e Prespës nuk qenka dhe aq tradhëtore siç thonin anëtarët e tyre para zgjedhjeve, por është marrëveshje që duhet respektohet pa lëshime”, ka deklaruar zëdhënësi i SIRIZA, Aleksis Haricis.

Nga Mera25, partia ish ministrit të financave të Greqisë, Janis Varufakis, thonë se heshtja me të vërtetë i befason ata nëse meret parasysh pasioni patriotik me të cilën Demokracia e Re para zgjedhjeve luftonte kundër marrëveshjes.

“Theksi në fjalimin e tij kishte të bëjë vetëm me prodhimet maqedonase dhe mbrojtjen e tyre! Publiku partiak i Micotakis nuk dukej e befasuar nga kjo heshtje. Nëse kjo na tregon diçka është pikërisht hipokrizia e kryeministrit nga njëra anë dhe instrumentalizmi i çështjes së ndjeshme për Greqinë veriore nga tjetra anë, me qëllim të vetëm fitore në zgjedhje”, thonë nga MERA25.

Nga partia djathtiste, Zgjidhja Greke thonë “Zotëri Micotakis, ju mund të realizoni kontaktet tuaja me të huajt, por opinioni grek e kuptoi! E shitët Maqedoninë për një ulëse kryeministri”, thonë nga Zgjidhja Greke.