Osmani: Respekt ndaj kryetarëve të mëparshëm, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski (Foto)

Shpërndaje

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot në ditën e pavarësisë së Maqedonisë bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski janë përulur duke respektuar dy ish presidentët e mëparshëm Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi tij në facebook:

Shprehim respekt ndaj kryetarëve të mëparshëm të vendit tonë, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në periudhë kur për herë të parë shënojmë ditën e pavarësisë me Kryetar konsensual të shtetit dhe shqiptarë si Kryetar të Kuvendit, dike i realizuar idealet tona të përbashkëta për demokraci funksionale multietnike, multikulturore të shtetit tonë të përbashkët, me përcaktim të shprehur qartë euroatlantik.