Pacienti e bën për spital mjekun në Tetovë

Shpërndaje

Një mosmarrëveshje midis një pacienti dhe një mjeku në Tetovë ka përfunduar me përgjakje. Një pacient i cili ishte në gjendje të nervozuar nga Reçica e Madhe e ka rra*hur një mjek në Klinikën e Tetovës. Sipas informatave jozyrtare, mjeku është në gjendje kritike dhe është transferuar në klinikat e Shkupit.

“Ngjarja në polici është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 9. Një 45 vjeçar me iniciale A.E i cili kishte qenë i punësuar në repartin lëkurës pranë Klinikës së Tetovës është sul*muar fizikisht nga 43 vjeçari pacient me iniciale A.B nga Reçica e Madhe. Sul*muesi është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor./Alsat