Pamje nga momenti i tërmetit në Stamboll

Shpërndaje

Stambolli para pak çastesh është goditur nga një tërmet 5.8 i shkallë me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e rrethit Silivri. Mësohet se tërmeti ka ndodhur në thellës prej 6,99 kilometra dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri. Ndërkohë, si pasojë tërmeti ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, në rrethin Avcılar është rrëzuar minarja e një xhamie, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar edhe video të tjera, ku shihen reagimet e qytetarëve. Ende nuk ka informacione për vik*tima të mundshme.