Pas grushtave në stadium, tifozi i propozon live gazetares sportive shqiptare (Video)

Shpërndaje

Derbi i djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit, ishte një sfidë që dhuroi shumë emocione. Golat, dyluftimet dhe grinta ishin ato që u panë në fushën e blertë.

Por, gjatë sfidës nga radhët e tifozëve erdhi një moment interesant që nuk ndodh shpesh, aty ku një tifoz i ka propozuar për martesë, gazetares së “Supersport”, Gea Braha.

Vet gazetarja e ka postuar këtë video në “Instagram”, ku një tifoz i Partizanit i ka propozuar, por ajo nuk është përgjigjur pasi është vënë disi në siklet.

Mora nje propozim per martese ne stadium , por me kapen pak pa mendje gjate punes 😂🤣😜❤️❤️

“Mora një propozim për martesë në stadium, por më kapën pak pa mendje gjatë punës”, shkruan ajo në rrjetin social./panorama

VIDEO