Përplasen 3 makina në Elbasan, njëra përfundon në kanal! 2 të plagosur rëndë (Video)

Shpërndaje

Një aksident rrugor ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë rreth 25-vjeçare, ndërsa mbetën të plagosur edhe 4 persona.

Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njërsa ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti. Por gjatë transportit për në spital, një vajzë mbërriti pa shenja jete në spitalin kirurgjik.

Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar.

VIDEO