Po bëhej zgjerimi i rrugës, zbulohet shpella shekullore në këtë vend të Kosovës (Video)

Shpërndaje

Zgjerimi i rrugës Prizren – Dragash ka nxjerr në dritë një shpellë shumë shekullore. Derisa po bëheshin gërmimet e një tereni guror në afërsi të fshatit Zhur, punëtorët kanë hasur në një të qarë, që më vonë doli të jetë një shpellë e vjetër.

Banorët e rrethit kanë bërë thirrje te institucionet që ky zbulim të trajtohet me kujdes dhe të mos dëmtohet. Kjo shpellë mund të bëhet atraksion i ri për turistë në të ardhmen./KP/