Po luante me pistoletën e të atit, i mituri në Turqi vr.et veten

Shpërndaje

Një i mitur ka humbur jetën pasi qëlloi veten me pis*toletën e të atit polic teksa luante në shtëpi. Ngjarja tronditëse ka ndodhur Provincën Duzce, në veriperëndim të Turqisë, percjell tvklan.al. Gjithçka ndodhi mbrëmjen së të dielës, kur efektivi i policisë T. Ozel, la fëmijën në shtëpi dhe së bashku me bashkëshorten shkoi për vizitë tek fqinjët.

Në këtë kohë 12-vjeçari Osman Ozel po luante me pistoletën e të atit, kur u dëgjua një kri*smë. Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, plu*mbi qëlloi në kokë të miturin, i cili humbi jetën në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.