Policia jep detaje për grabitjen e Xhamisë në Gostivar

Shpërndaje

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari Gj.M. nga Gostivari, dje (29-shtator), ka denoncuar se më 28-shtator rreth orës 10 e 30 minuta, persona të panjohur deri tani, kanë kryer vjedhje të rëndë në xhaminë “Rinina” me lokacion në rrugën “Beliçica” në Gostivar, njofton SPB-Tetovë.
Të njëjtit me forcë e kanë hapur kapakun metalik të arkës për donacione vullnetare të besimtarëve, e cila ka qenë e vendosur në murin e koridorit, prej ku kanë vjedhur paratë e dhuruar.
Është kryer inspektimi dhe punohet në zbulmin e kryerësve të veprës.