Profesori i “prangosur” ua mbyll gojën këshilltarit të Zaevit dhe anëtarit të antikorrupsionit! (Video)

Shpërndaje

Sonte në një debat televiziv “Rruga e Drejtë” në ALSAT, Profesori i Universitetit të Tetovës, Bashkim Selmani i revoltuar nga pushteti në debatin e sontëm paraqitet i “prangosur” në shenjë revolte ndaj pushtetit dhe në përkrahje të qytetarëve, por shikoni si reagojnë dy pushtetarët e Zaevit, njëri këshilltarë i lartë Ismet Ramadani njëherit dhe ish-deputet i disa viteve nga partia e humbur PPD-ja dhe tjetri anëtari i antikorrupsonit dhe baxhanaku i Talat Xhaferit, Nuri Bajrami, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Profesori Bashkim Selmani në shumë debate ka qenë në mbrojtje të qytetarëve dhe çdo herë ka kundërshtuar pushtetin e tanishëm, por edhe të kaluarën.

Kur Selmani thotë “Unë jam i prangosur si çdo qytetar tjetër”, reaguan edhe këshilltari i Zaevit edhe anëtari i antikorrupsonit duke u munduar që ta ndalojnë të mos flas për brengat dhe hallet e qytetarëve që janë zhytur nëpër kredite të shumta./ALBAZONE MEDIA/

Për më tepër shikoni reagimet e tyre në videon e mëposhtme:

VIDEO