Rama: “Ka lezet, pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni” (Foto)

Shpërndaje

Kryeministri Rama ka publikuar foton e avionit “Migjeni”, që ka mbërritur në Rinas gati për fluturimin në Itali. “Përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera europiane,” shkruan Edi Rama. “Migjeni” do të ngrihet në ajër të hënën paradite. Linjat e para janë drejt Romës, e më pas në Milano Malpensa dhe në Bolonja. Nisja do të bëhet me një ceremoni që do të organizohet në aeroportin Nënë Tereza rreth orës 10.