Rama: “Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara”. Polici: “Patjetër” (Video)

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në mbledhjen e 74-të të Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri i Shqipërisë, përveç liderëve të shteteve të ndryshme, ka takuar edhe një polic shqiptar me prejardhje nga Kosova, me të cilin përmes një videoje në profilin e tij ka dhënë një mesazh.

“Kosova po e ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama.

Ndërkohë më pas polici me prejardhje nga Kosova që i shërben Amerikës është përgjigjur shkurtimisht “Patjetër”.

Më herët në një tjetër video selfie, Rama u takua në hotelin ku po qëndron me tre menaxhere nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, me të cilat bëri dhe një foto.