Rama në OKB: Shqipëria rol kryesor në bashkëpunimin rajonal (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku beri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria nuk e fsheh ambicien e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Ju bëj thirrje të gjithëve këtu për të mbajtur shënime për ta pasur Shqipërinë në listë. Rajoni ballkanik është përballur me diktaturën komuniste dhe me luftërat e përgjakshme. Me një sërë mosmarrëveshjes që vazhdojnë, Shqipëria ka kremtuar Marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria u angazhua për ta bërë të mundur këtë gjë. Shqipëria ka mbajtur rol kryesor në bashkëpunimin rajonal. Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej. Është e pajustifikuar që Kosova, një shtet me 2 milionë banorë, mbetet populli më i izoluar në Europë, pa pasur liberalizim vizash. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar ndaj perspektivës së saj europiane. E dashur BE, ndaloje këtë iniciativë të pakuptimtë”.

Kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria ka punuar fort për të arritur objektivat globale, duke vënë në dukje se dhe pse jemi vend i vogël i dimë përgjegjësitë që kemi.

“Jetojmë në një vrimë ozoni që po shkrin ajberg. Kërkohet obligimi i kapaciteteve kombëtare, kërkon një ndërveprim shumë herë më efikas. të premten e shkuar mu desh të anuloja udhëtimin në Nju York, se u tronditëm nga një tërmet të fuqishëm. Fatmirësish nuk kemi pasur viktima. Pas kësaj vendi u përfshi nga stuhira dhe përmbytje. Shkenca ka ecur mjaft, për mirë ose për keq shkon përtej këtij diskutimi. Por jo mjaftueshëm sa të tërmetet. Edhe pse kjo vlen për tërmetet, nuk vlen për ndryshimin e klimës. Megjithatë, në asnjë vend në botë, nuk është imunizuar ndaj natyrës së deformuar ndaj kam këmaqësinë t’ju informojë se Shqipëria i ka arritur rezultate për të emëtuar më pak gaze. Ka një thënië: Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por është e vetëdijshme për përgjegjësitë që ka. Në 10 vite në NATO, ka dislokuar trupat e saj në disa vende që të lërë gjurmë, në një botë që duhet të jetë më e sigurt dhe më e ndritur”.

Ndër të tjera në fjalën e tij në OKB shefi i qeverisë ka folur edhe për Reformën në Drejtësi , ku është shprehur se kjo reformë është proces i një pastrimi madhor,pasi largoi nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Sipas Ramës sistemi i ri i drejtësisë, që po formësohet ngadalë edhe me ngritjen e institucioneve të reja, do ta ulë në mënyrë të konsiderueshme korrupsionin, duke i hapur rrugë shtetit të së drejtës.

“Reforma e pa shembull në drejtësi, procesi i një pastrimi madhor, duke hequr gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja. Korrupsioni në gjyqësor për dekada jo vetëm ndaloi bërjen e drejtësisë, por u shndërrua në pengesë. Do ta bëjmë drejtësinë normën e ekzistencës sonë të përditshme. Sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë. Ne shpresojmë që ai do ulë në mënyrë të konsiderueshme korrupsionin, dhe do triumfojë shteti i të drejtës”.