Rama niset drejt Nju Jork-ut ku do të takohet me Trump: I revoltuar nga Fakenews-i kriminal për tërmetin

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u nis sot për në Nju Jork, ku do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Para nisjes, Kryeministri Rama u shpreh thellësisht i revoltuar, për Fakenews-in kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues, që kalli mbrëmë panikun te qytetarët.

Rama u shpreh po ashtu i keqardhur, që shumë prej qytetarëve, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë e kaos.

Më poshtë mesazhi i plotë i Kryeministrit Rama: Kliko KËTU