Sërish grushta në spitalin e Tetovës, ky është mjeku që u rrah (Foto)

Shpërndaje

Policia e Tetovës ka njoftuar sot se në repartin Internestik të Spitalit Klinik të Tetovës rreth orës 11 ka patur një sulm verbal ndaj punonjësve shëndetsorë.

Sipas policisë 39 vjeçari nga fshati Neproshten i Tetovës ka s.ulmuar verbalisht mjekun F.F 59 vjeçar i punësuar në repartin internestik. Policia ka arritur në vendngjarje dhe punon në zbardhjen e rastit.

Sot edhe në spitalin e qytetit të Shkupit kishte ndodhur një sulm verbal ndaj mjekëve ndërsa para disa javësh u sulmua fizkisht një mjek në spitalin e Tetovës i cili përfundoi me lëndime të rënda në Shkup.