Shikojeni se si lëkundet komplet ndërtesa nga tërmeti në Stamboll (Video)

Shpërndaje

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli është tronditur nga një tërmet, që mendohet të ketë një madhësi 5.7. Dëshmitarët kanë përshkruar dridhje të mëdha ndërsa tërmeti ra rreth orës 02:00 në kohën lokale, transmeton Gazeta Express.

Independent shkruan se disa zyra dhe shkolla u evakuuan përkohësisht.

Lëkundjet janë ndjerë të forta në disa qytete dhe kjo ka shkaktuar panik te banorët. Shumë njerëz u dyndën menjëherë në rrugë dhe sheshe nga frika e shembjeve të godinave.

Deri tani nuk raportohet për ndonjë të vde*kur apo lënduar.