Shpesh cilësohet si e shkurtër, Rina: “70 kg në bel” (Video)

Shpërndaje

Rap-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj është këngëtarja nga Istogu e cila po vazhdon të korrë suksese që prej këngës të saj të parë.

Bashkëpunimet me Feron ishin ato që e ngritën shumë para syve të publikut.

Ajo tashmë është duke punuar në projekte të reja muzikore, derisa ai i fundit mbetet “Ideal” në bashkëpunim me Koston, i lansuar në muajin korrik.

Duke qenë se është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, artistja nga Istogu shpesh publikon video nga palestra.

Në video e fundit edhe pse cilësohet si e vogël, ajo thotë se 70 kg i mban veç në “kukë”.

Videon e plotë mund ta shihni KËTU.