Shqipëria shkatërron Islandën, Cikalleshi shënon

Shpërndaje

Pasi shenoi Roshi golin e trete pas tij vjen dhe shenon edhe Cikalleshi pas pak minutash golin e 4 ndaj Islandes.

Shqiperi 4:2 Islande

E pabesueshme në Elbasan! Tre minuta pas golit të Odise Roshit, një kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë është konkretizuar në gol. Ka nisur gjithçka nga një top i rikuperuar nga Bare në mesfushë, që ka pasuar për Roshin, me fierakun këmbëshpejtë që kalon mes linjave dhe sposton në krahun e majtë për Memushajn.

Vlonjati harkon në zonë dhe Cikalleshi stopin dhe me të majtën e çon topin në trekëndëshin e Halldorsonit, duke kaluar në ekstazë të gjithë tifozët kuqezi

Ora 22:21 Roshi shënon gol, Shqipëria në avantazh

Minuta e 79-të dhe tifozët shqiptarë po shikojnë një ndeshje për infarkt, teksa kuqezinjtë kanë kaluar sërish në epërsi. Ka qenë Odise Roshi, i sapofutur në lojë, që ka gjuajtur dhe topi i devijuar nga shkuar në shtyllë dhe më pas në rrjetën e Halldorsonit. 3-2!