Shqiptari habit policinë angleze: “Mos më kontrolloni, s’jam gay”

Shpërndaje

Një shpërndarës dr*oge shqiptarë, ka cuditur policinë e Londrës, me pretekstin e gjetur në refuzimin e kontrollit në stacionin e policisë.

Mark Legisi refuzoi të ulte pantallonat për tu kontrolluar duke u thënë policëve se ai nuk ishte gay. Ky pretendim i shqiptarit ka shkaktuar të qeshura në stacionin e policisë “City of London”.

Megjithatë ai nuk i shpëtoi kontrollit nga ku në vendet imtime kishte të ngjitur një qese me 22 doza kok*ainë. Mark Legisi, 28 vjeç do të dë*nohej me dy vite bu*rg.

Arrestimi tij ndodhi në zonën “City of London” qendra ekonomike e kryeqytetit britanik, e shquar për përdorimin e kok*ainës nga ekonomistët dhe bankierët që punojnë atje.

Kur pa që po ndiqej nga policia, Mark Legisi i dha gaz makinës për tu larguar por kjo tentativë ishte pa sukses./Top Channel