Shqiptarja rrëmben katër po në X-Factorin grek, i mahnit të gjithë me zërin (Video)

Shpërndaje

Nuk është rasti parë dhe mesa duket as i fundit i shqiptarëve që marrin pjesë në konkurse talentesh në botë.

Këtë herë ka qenë një vajzë me emrin Jody Lulati, 17 vjeç e cila ndodhet në Greqi. Ajo ka marrë pjesë në konkursin muzikor “X Factor Greece 2019” ku ka mahnitur këdo me zërin e saj.

Jody ka kënduar këngën “You know I’m no good” nga Amy Winehouse dhe ka treguar se është shqiptare gjatë prezantimit të saj.

Ajo ka marrë katër po duke nisur kështu rrugëtimin drejt konkursit. /albeu.com