SKANDAL në Maqedoninë e Veriut, avokati i njohur nga rasti i “Almirit” dën.ohet me 2 mijë euro (DOKUMENTI)

Shpërndaje

Avokati i njohur Asmir Alispahiq nga Shkup është dën*uar me 2 mijë euro, vetëm për shkak se kishte shkruar në status në facebook duke drejtuar kritika ndaj gjykatëses Sofija Laliçiq, përcjellë INA. Dën*imi është shqiptuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Avokati përmes profilit të tij ka drejtuar kritika të forta ndaj gjykatëses duke e ndërlidhur me përgjimet që ishin lëshuar nga Zoran Zaev, dhe ku ajo ishte protagonist në një bisedë telefonike me ish-drejtorin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. “Swarovski Sofija Laliçiq. Shkarkim i menjëhershëm”, ka shkruar Alispahiq, por që kjo porosi e tij është procesuar, pasi që gjykatësja është ndjerë e lënduar. Alispahiq është i njohur për rastin e Almirit si dhe raste të tjera, përfshirë edhe ate “Mon*stra”.