Sot priten çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator gjatë ditës së sotme do të bëj publik çmimet e reja të derivateve të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pas mesnate. Çmimet të cilat sot do t’i përcaktoj KRRE-ja, do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me çmime më të larta për 2.5 denarë sa i përket benzinës dhe 1.5 denarë për litër sa i përket dizelit. Kështu vendosi në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimet e reja të derivateve: EuroSuper BS 98 do të shitet, 72,00 denarë për litër, EuroSuper BS 95 do të shitet, 69.50, Dizel do të shitet, 64.00 denarë për litër.