Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për të plagosur

Shpërndaje

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë në afërsi të zonës së Yzberishtit. Si pasojë e të shtënave me armë dyshohet paraprakisht se ka të plagosur.

Përplasja me armë mësohet se ka ndodhur mes personave që kanë qenë në dy makina që ishin në lëvizje në rrugën kryesorë në zonën e Yzberishtit. Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i plagosur një i ri rreth 19 vjeçar. Ende nuk është mësuar emri i tij.

Ngjarja është parë nga kalimtarët e rastit.