“Tërmetet nuk mund të parashikohen”, çfarë shkroi Qendra Evropiane pas lajmit të rremë në Shqipëri

Shpërndaje

Qendra Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë ka reaguar pas lajmeve të rreme në portale që në Shqipëri pritet të bjerë tjetër tërmet i madh.

Sipas kësaj qendre, është e pamundur që të parashikohen tërmetet.

“Drejtuar miqve tanë në Shqipëri, me gjasë keni dëgjuar apo mund të dëgjoni përgjatë ditëve në vijim njerëz të cilët pretendojnë se kanë parashikuar tërmetin e së shtunës apo në të ardhmen. Mos i dëgjoni: Parashikimi i tërmeteve nuk ekziston deri më sot. Bëni kujdes”, thuhet në reagimin e Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë.