Thaçi darkon te kuzhinieri i famshëm turk, Nusret Gokce (Foto)

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, këto ditë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Asambles së Kombeve të Bashkuara. Gjatë qëndrimit në New York ka zhvilluar takime të shuma më liderë botërorë për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit bilateral. Ndërkohë, gjatë qëndrimit atje, Thaçi ka pasur rastin që të darkojë dhe takohet me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokce. Në një InstaStory që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti ku Nusret i shërben biftekun e përgatitur presidentit të Kosovës. Hashim Thaçi ka darkuar në filialin e kuzhinierit Gokce në New York, i cili ka plot të tilla në shumë vende të botës. Mirëpo, ai duket të ketë pasur rastin që të shijojë ushqimin e përgatitur nga vet kuzhinieri që e bëri restorantin të famshëm, për arsye se edhe ndodhet këto ditë në New York.