Thaçi dhe Rama ironizojnë me Vuçiqin

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ironizuar me presidentin Vuçiq, i cili ka thënë se ai po rri vetëm korridoreve të OKB-së.

Thaçi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, bashkë me kryeministrin Edi Rama, derisa ka shkruar se është fotografuar diku nëpër korridoret e OKB-së.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Diku nëpër korridoret e OKB-së – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm I shqiptarëve. HTH.