Tmerr në Shkup: Vëllau 3 vjeçar shkel me veturë vëllaun 5 vjeçar

Shpërndaje

Të enjten në mbrëmje rreth orës 19 e 15 policia është njoftuar se në klinikën Nënë Tereza është sjellur një fëmijë i moshës pesëvjeçare me lëndime të rënda trupore. Pas masave të ndërmarra, MPB njofton se është konstatuar që rreth orës 18 në rrugën “Lluka Gerov”, babai me iniciale E.K. e ka ndalë veturën “Opel Astra” për të bartur një dërgesë, kurse fëmiu tjetër trevjeçar që ka qenë brenda në veturë e ka shtypur frenin e dorës, shkruan Gazeta Lajm. Për këtë shkak, vetura ka lëvizur dhe me rrotën e përparme e ka goditur fëmiun pesëvjeçar. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB-së.