Vota “PRO”, Hahn: Vlerësoj vendimin e Gjermanisë

Shpërndaje

Votimin PRO hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, edhe pse me kushte për vendin tonë, e ka përshëndetur edhe Johanes Hahn, Komisioneri i zgjerimit të BE, i cili e ka quajtur si një vendim të shumë pritur. Ky vendim i Bundestagut, sipas Hahn është thelbësore si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE!

“Shumë mirëpritur votimi i sotëm në Gjermani, në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësore si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE!”, shkruan Hahn.