Zaev- Guteresh: Maqedonia e Veriut është sinonim i mundësive fituese të diplomacisë dhe dialogut

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot në takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e ka konfirmuar përcaktimin e fortë të Maqedonisë së Veriut për multilaterizëm efektiv dhe forcim të rolit të Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e sfidave komplekse globale.

Në atë drejtim, siç ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar është shprehur mbështetja për procesin reformues iniciuar nga Sekretari i përgjithshëm fokus i së cilës është vënë në prevenimin e konfliktit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe reformat në menaxhimin.

“Në bisedimet me sekretarin e përgjithshëm Guteresh, poashtu është theksuar se Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet vizionin e gjerë të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm si prevenim jo vetëm nga konfliktet e dhunshme dhe terrorizmin, por edhe kërcënimet që vijnë nga ndryshimet klimatike, migrimi dhe krizat e refugjatëve, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet tjera hibride për njerëzimin. Në takim është theksuar se Qeveria e RMV-së plotësisht është e përkushtuar në zbatimin e Agjendës 2030 dhe aktiviteteve për integrim të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në dokumentet strategjike nacionale dhe planet aksionare lokale, theksohet nga Pres shërbimi qeveritar.

Kryeministri Zaev i cili ka qenë i shoqëruar nga ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov është falënderuar për mbështetjen e agjencive të KB-së në agjendën tonë të procesit të zbatimit të reformave gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut dhe e ka informuar sekretarin e përgjithshëm të KB-së për gjendjen aktuale në vend dhe paralajmërimet objektive për fillim të negociatave për anëtarësim në BE si dhe procesin e finalizimit të protokollit për inkuadrim rreth anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO.

“Falënderim i posaçëm në takim është shprehur rreth mirënjohjes mbi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës në Raportin vjetor të Sekretarit të përgjithshëm të KB-së Guteresh i cili është vlerësuar si rezultat i fitores së diplomacisë dhe dialogut dhe si shembull se kontestet mund të zgjidhen në bazë të partneritetit në emër të interesit të përbashkët për prosperitet të popujve, theksohet në komunikatën e takimit mes Zaevit dhe Gutereshit.

“Sekretari i përgjithshëm ka treguar interes edhe për konceptin ‘Një shoqëri për të gjithë dhe ka shprehur mbështetje për politikat e kohezionit në realizimin e tyre dhe është falënderuar për rolin pozitiv të Maqedonisë së Veriut në aktivitetet e KB-së, për mbështetjen e iniciativave të saja si dhe përkushtimin e Agjendës 2030 në qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm”, theksohet në kumtesën qeveritare.