Zaev në OKB: Presim vendim unanim për datë në tetor

Shpërndaje

Vendimi në Bundestagun gjerman për dhënien pëlqim për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim mori jehonë në mediat vendase dhe të rajonit. Mbështetja e Gjermanisë konsiderohet si e një rëndësie të madhe por vendimi unanim nga vendet anëtare në Këshillin Evropian do të jetë përfundimtar. Presidentët dhe kryeministrat e të dy shteteve shprehën mirënjohjet e tyre ndaj Gjermanisë dhe mbështetjes së deritanishme nga koalicioni qeveritar gjerman. Kryeministri Zaev në një reagim në rrjetin social fejsbuk tha që tani pret për vendimin final në tetor. Ndërkohë, në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në fjalimin e tij Zaev deklaroi:

Unë mbetem me bindjen se progresi thelbësor i bërë me reformat në shtëpi si dhe zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët janë argumente të forta për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Deputetët gjerman pas një debati që zgjati rreth një orë, bënë me dije se vendimi eventual pozitiv i Këshillit për Shkupin nuk do të nënkuptonte anëtarësim direkt por fillimin e një procesi të gjatë.

Maqedonia e Veriut pati sfida të rënda politike. Në dy vitet e kaluara ka bërë përparim serioz dhe ka zbatuar reforma të rëndësishme. Vlerësojmë se perspektivat e Evropës janë në zgjerimin e saj – – shkroi Han.

Komisioneri për zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Han ishte i pari që reagoi ndaj vendimit të Gjermanisë duke e mirëpritur atë. “Njohja e arritjeve konkrete është çelësi kryesor për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së”. Për opozitën në vend, vendimi ishte i drejtë.

Edhe vendimi i një dite më parë por edhe gjithçka që ka punuar deri tani VMRO-DPMNE-ja ka qenë në drejtim që Maqedonia sa më shpejt të fillojë me integrimet euro-atlantike dhe siç kemi thënë disa herë, qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të jenë peng i sistemit kriminel të drejtuar nga Zoran Zaevi – tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Maqedonia e Veriut mori 476 vota “për”, 122 “kundër” dhe 16 votuan “të përmbajtur”. Shqipëria nga ana tjetër, përveç kushteve që ju vendosën nga Bundestagu, mori 395 vota “për”, 188 “kundër” dhe 16 “të përmbajtur”./ALSAT/

Fjalimi i plote i Zoran Zaev-it ne OKB: