Zaev: Pretendimi për modifikimin e “Bo.mbave” lidhet me zhgënjimin nga PSP shkaku i “Reketit”

Shpërndaje

Zoran Verushevski është këshilltari im për siguri kombëtare dhe unë me të si dhe me gjithë këshilltarët e mi janë në komunikim të vazhdueshëm, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev si përgjigje e pyetjes së gazetarëve për atë se nga ai e di se në gjykimin e ardhshëm rreth lëndës “Target-Fortesa”, Verushevski do të shpjegojë punët që janë hapur në opinion në dëshminë e tij paraprake.

“Është e saktë se materialet i janë dhënë z. Verushevski siç tha Xvonko Kostovski dhe Gjorgji Lazarevski, por ata formalo- juridikisht i janë dorëzuar LSDM-së, ndërsa janë pranuar përmes z. Verushevski, unë atëherë isha lider i LSDM-së”, ka thënë kryeministri.

Deklaratën e Verushevskit lidhur me modifikimin e “bombave”, Zaev e ka ndërlidhur me dëshpërimin që dikush e ka futur PSP-në në “Reket” si dhe rrjedhja e “bombave” si në rastin me El Çekën.

“Asnjë nga të akuzuarit në cilin do rast nuk i konteston bombat dhe forenzika e ka treguar vetëm autenticitetin e materialeve”, ka thënë kryeministri.

Zaev ka shtuar se duhet të lihen proceset të vijojnë, dëshmitarët të dëshmojnë, të akuzuarit të ndërtojnë mbrojtjen e tyre.

Lidhur me mundësinë këtë javë të mbahet takim i ri liderësh për Ligjin e PSP-së, Zaev ka thënë se është i gatshëm për tentim të ri rreth harmonizimit të qëndrimeve nëse vërtetohet se ajo nevojitet dhe se ka kushte ajo të mbahet.

“Vendet anëtare të BE-së, veçmas ato të cilët syçelë i ndjekin lëndët e PSP-së si dhe të ardhmen e saj vërtetojnë se është mirë që është e garantuar e ardhmja e lëndëve. Me rëndësi është të sillet ligj që të mund edhe më shumë të garantojmë të ardhmen e vetë lëndëve. Më mirë është të ketë të ardhme të garantuar të lëndëve tani se sa përmes ligjit ajo e ardhme të derogohet”, ka thënë Zaev dhe ka dërguar porosi deri te ata të cilët marrin pjesë në grupet e punës si nga pushteti dhe opozita të bëjnë hapin dhe të sillet ligji./MIA/