Zbulohet shpella shekullore në Prizren

Shpërndaje

Një shpelle shekullore rreth 8 metra e thellë e mbushur me stalagtitet ëstë zbuluar në Zhur të Prizrenit jo shumë larg nga kufiri shqiptar. Në tre ditë ajo është kthyer në një atraksion për vizitorë nga të dy anëtët e kufirit të cilët kërkojnë të mbrohet.

Ka vetëm tre ditë që është zbuluar dhe është kthyer në atraksion. Shpella e mermertë e zbuluar në Zhur të Prizrenit po tërheq vizitorë të shumtë nga Kosova, por edhe nga Kukësi kufitar. Prej ditës së zbulimit dhe pasi lajmi u përhap, banorët futen aty pa kontroll. I gëzohen aventurës së veçantë, por rrezikojnë edhe të dëmtojnë stalagtitet.

Ndaj kërkohet ndërhyrja dhe përkujdesi i institucioneve që siç thonë ende nuk janë bërë të gjallë. Shpella është 8 metra e thelle doli në dritë gjatë punimeve për zgjerimine rrugës Zhur-Dragash. Ramadan Kurtaj e zbuloi ndërsa po punonte me ekska.

“Gjatë punimeve kemi hasur në një birë dhe duke punuar, duke punuar është mbushur me dhe aty kemi parë që nuk mbushej me dhe aty, e kemi parë që është diçka. Brenda 2-3 ditëve e kemi hapur. Kanë qenë institucionet përkatëse që merren me këtë punë, shihni shiritin këtu “Mos prekni asgjë”, tha Kurtaj. Në vijim pritet që ekspertët e trashgimisë në Kosovë të inspektojnë këtë shpellë dhe të vendosin çfarë do të bëhet me të.