Zoran Zaev: Greqia duhet të udhëheqë me Ballkanin

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev ka bërë një deklaratë befasuese, ndërsa tha se, “Greqia duhet të marrë përsipër udhëheqjen e Ballkanit”.

Zaev, e mbështeti me argumentin se “Greqia është vendi më i vjetër anëtar I BE-së, vendi më i vjetër anëtar i NATOS-s”.

Kryeministri maqedonas iu referua takimit të tij të parë me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të OKB.

“Për mua është gjithmonë kënaqësi të takoj përfaqësuesit e një vendi miqësor dhe Greqia është miqësore me vendin tonë. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, qëllimi ynë i vetëm është të ndërtojmë një miqësi, të shkojmë drejt prosperitetit për të dy vendet, dhe natyrisht që gjithmonë shfrytëzoj rastin të uroj prosperitet, gëzim, kënaqësi, jetë të mirë dhe bashkëpunim me qytetarët e Maqedonisë Veriore.

Ne diskutuam zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila është shumë e rëndësishme për të dy palët, pasi do të jetë e dukshme për të dy palët. Ne kemi detyrime për të përmbushur, disa janë përmbushur më herët seç kërkohej nga qytetarët tanë dhe t’u tregojmë qytetarëve tanë të Greqisë miqësinë tonë të sinqertë”,është shprehur Zaev.