Zvicra në panikë: Talentët shqiptarë të ardhmen po e shohin te Kosova

Shpërndaje

Përfaqësuesja e Kosovës është tema kryesore në mediet kosovare, por ajo po merr vëmendje edhe nga mediet evropiane.

Një përfaqësuese që luftoi shumë për të fituar një vend në FIFA dhe UEFA, po i tregon botës së futbollit se ajo është vetëm një ‘stoli’ për futbollin, shkruan lajmi.net.

Shteti serb dhe Kombëtarja e Zvicrës ishin dy kundërshtarët kryesorë për pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA. Njëra për arsye politike, kurse helvetikët nga frika për humbjen e talentëve.

Emra si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Shani Tarashaj i rrezikoheshin Zvicrës me pranimin e Kosovës, por në marrëveshje të heshtur, u votua pro pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA, për t’i mos i afruar kurrë yjet që pastaj shkruanin histori me Zvicrën.

Por, problemi nuk qëndron vetëm tek lojtarët që tashmë ishin bërë. Problemi qëndronte dhe qëndron akoma tek lojtarët në potencial. Emra si Bastien Toma, Toni Domgjoni, Florian Kamberi, Kemal Ademi e Andi Zeqiri janë emrat që janë në udhëkryqin Zvicër – Kosovë. Dilema e madhe e të rinjve që u larguan me dhunë nga Kosova e gjetën perspektivën në Evropë është se cila kombëtare duhet zgjedhur për t’u përfaqësuar?