​Kurti: Duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vendvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka theksuar se në takimin që ka pasur me njerëz të kulturës e sportistë, është ndjerë më kreativ, e me më shumë kondicion.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Sonte takova artistë, njerëz të kulturës e sportistë. Ishte mbrëmje shumë e këndshme. Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju falemnderit të gjithëve që jeni pranë nesh.