A do të ftohet Kosova në Mini Shengenin? Rama bën deklaratën e fortë: Nëse Serbia do të vendoste veto, unë nuk do …

Shpërndaje

Pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët me Presidentin e Serbisë, Alexandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për Mini Shengenin në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dha një intervistë për gazetaren e A2 u shpreh se nuk ka asnjë veto për Kosovën.

“Serbia nuk ka vënë asnjë veto për Kosovën, përndryshe unë nuk do të isha këtu duke shtrënguar duart”. Kryeministri theksoi se në takimin e 10 nëntorit në Ohër do të jenë të ftuar të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri shtoi gjithashtu se Kosova do të jetë e ftuar në takimin që do të mbahet në Maqedoni.

“Kryeministri Zaev e tha se në takimin e Ohrit do të ftohen të gjithë. Padiskutim, çfarë është shkruan në deklaratë është më shumë, me gjithë respektin për njëri-tjetrin, sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e konfirmuar nga tre palët. Serbia nuk ka vënë asnjë veto për këtë. Përndryshe, unë nuk do të isha këtu dhe nuk do të ishim duke shtrënguar duart. Për mua dhe për shqiptarët, kjo është një çështje që nuk negociohet. Kështu që, për sa kohë nuk ka asnjë veto lidhur me këtë, është një kapërcim i madh sepse asnjëherë nuk është folur për lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë rajonin.”- tha Rama.