A është Albin Kurti i Maqedonisë Ziadin Sela, ja si përgjigjet (Video)

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela sonte në Click Plus ka folur për lidhshmërinë e tij me Albin Kurtin dhe VV-në. Sipas tij Albin Kurti në Maqedoni është ajo parti e cila do ta rrëzojë BDI-në.

“Ndoshta nxitet ky debat, kush është Albin Kurti i Maqedonisë, zgjedhjen shqiptarët duhet ta shohin në mënyrë simbolike tek liderët që i kanë këtu brënda. Se kush është Albin Kurti, për mua Albin Kurti është simbolikë e ndryshimit atëherë Albin Kurti në Maqedoni është ajo parti e cila do ta rrëzojë BDI-në nga qevrisja e cila 18 vite ka sjellë monizëm dhe ka diskriminuar dhe ka shtypëur votuesit e saj” u shpreh Sela në Tv21.