A po e përgatit Ziadin Sela “Pranvera Shqiptare” në Maqedoninë Veriut?

Shpërndaje

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Kosovës me të drejtë ka shqetësuar pushtetmbajtësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Çlirimtarët” siç preferojnë ta quajnë vehten,duke dashur që të përvetësojnë ç’do kontribut dhe sakrificë të popullit me qëllimë që të përdorin e keqpërdorin për përfitime personale dhe klanore,me të drejtë shqetsohen për fitoren e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit,prandaj dhe nuk kanë guxim as edhe ta urojnë këtë fitore historike jo vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe jashtë kufijve të sajë sidomos në Maqedoninë e Veriut ku prej dy dekadash po qeverisë e njejta nomenklaturë politike e dalë nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK).

Pas njëzet viteve qeverisje “erdhi dita” që të shkojnë në opozitë,ata “çlirimtarët” që kur vëndosën kollaret u shëndërruan në sundues dhe instaluan një sistem korruptivë si në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore.

Por, gjithçka ka fillimin dhe fundin e sajë,kështu edhe në Maqedoninë e Veriut duket shumë qartë dhe veç më kanë filluar ta ndjenjë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut se pas fitores së Vetëvendosjes në Kosovë po vjenë një “Pranverë Shqiptare” që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Kësaj ,,Pranvere shqiptare” do ti prijë Lideri i Opozitës Shqiptare Ziadin Sela që veç më në rrjetet sociale po cilësohet si ,,Albin Kurti i Iliridës”

Me të drejtë shqetësohen “klanet” politiko-kriminele që duke u thirrë në legjimitetin e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut kanë instaluar një sistem racist, vrastarë, kriminel, korruptiv, diskriminues, nënçmues dhe eksploatues për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimi që duket se veç më ka filluar në Kosovë me fitoren e Vetëvendosjes do të prodhojë një donino-efekt në skenën politike në Maqedoninë e Veriut dhe definitivishtë ky do të jet një fillim i ri dhe shumë shpresdhënës për të ardhmen e politikbërjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Mediat në Shqipëri: A po e përgadit Ziadin Sela “Pranverën Shqiptare” në Maqedonin e Veriut.

Burimi: zgjohushqiptarë.info