A u takuan mbrëmë në Manastir, Ahmeti me Mickoskin?

Shpërndaje

Gazetari i njohur shqiptar, Furkan Saliu njoftoi se njëri nga krerët e partive politike shqiptare ishte takuar fshehurazi në një hotel në Manastir, me kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski. Saliu nuk e tregoi emrin e atij kryetari partie, duke pritur se mos ndoshta për arsye se takimi ka qënë në ditë jopune (e Diel), shërbimet partiake janë vonuar për të njoftuar, përcjell in7.

Ndërkaq, shqipmedia ka bërë të ditur se sipas burimeve të saj, ka qënë Ali Ahmeti ai i cili është takuar fshehurazi me Mickoskin.

Takimi ka ndodhur në Hotel Molika në Manastir, ndërsa siç thotë shqipmedia, ky hotel menaxhohet nga kompania shtetërore “Elem Turs” e cila drejtohet nga kuadër i BDI-së.