Aderime të reja nga Slupçani në Lëvizjen BESA (Foto)

Shpërndaje

Kreu i Lëvizje Besa, Bilall Kasami ka shkrepur fotografi në rrjetin e tij social fejsbuk duke njoftuar se Orhan Osmani dhe Iler Aliti nga Sllupçani prej sot vendosën që veprimtarinë e tyre politike në Lëvizjen BESA.

Orhani ka punuar si inxhinier i makinerisë në shtetin e Zvicrës dhe ka përfaqësuar Zvicrën në shumë shtete tjera. Ai, si djalë i dëshmorit Remzi Osmani, familjarisht kanë qenë gjithmonë në shërbim të çështjes kombëtare.

Ileri, kontribues i UÇK-së, gjithashtu vjen nga një familje e madhe, e njohur si familje me traditë kombëtare nga Sllupçani.

“Aderimi i tyre në BESË e bën BESËN më të fortë. Mirë se vini në familjen e madhe të BESATARËVE!”, ka shkruar Kasami në profilin e tij në Fejsbuk.