“Ahmeti, Osmani, Bekteshi, Duraku dhe Ademi” e presin shiritin në Bllacë (Video)

Shpërndaje

Aktivist të rinj të Lëvizjes Besa kishin dalë sot në aksin rrugor Shkup-Bllacë nga ku kritikuan zvarritjen e nisjes së punimeve për autostradën e këtij relacioni. Ata ishin të maskuar me fytyrat e ministrave të BDI-së, ndërsa thanë se gënjeshtrat partisë shqiptare në pushtet janë harxhuar.

“Edhe pse me mijëra herë funskionarët e BDI-së e kanë premtuar ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të autostradës Shkup-Bllacë, sot e kësaj dite një gjë e tillë nuk është realizuar. Funksionarët e lartë të BDI-së e kanë vizituar shpesh herë këtë vend, duke na gënjyer, se kjo rrugë shumë shpejt do të jetë funksionale dhe do t’a lidhë R. e Maqedonisë së Veriut dhe R. e Kosovës. Premtimet boshe të tyre, tanimë janë duke marrë fund, sepse edhe gënjeshtrat e shpeshta të tyre janë harxhuar”, tha Semir Pajaziti aktivist në Lëvizjen Besa.