Ahmeti pas dështimit të marrjes së datës: Rruga drejt BE-së është shtruar me veprimet tona të guximshme

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së në pushtet, Ali Ahmeti është deklaruar përmes rrjeteve sociale në lidhje me dështimin e vendit për të marrë datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas Ahmetit, rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE duhet të vazhdojë, si interes i qytetarëve dhe vetë shtetit, përcjell in7.

“Rruga jonë e shtruar dhe e dëshiruar drejt NATOsë tashmë po jetësohet dhe është realitet. Bashkimi i premtuar me komunitetin euroamerikan po ndodh. Rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të vijojë për vetën tonë, për qytetarët tanë sepse ne përfitojmë nga përafrimi i i standardeve tona me ato të vendeve anëtare. Kjo rrugë është shtruar me veprimet tona të guximshme dhe vizionare andaj dhe duhet të vijojë pa asnjë ndalesë, pa asnjë pengesë, pa asnjë pendesë” – ka shkruar i pari i integristëve, Ali Ahmeti./