Aksident fatal në Reçicë të Tetovës, shkelet për vdekje një shtetas i Shqipërisë (Video)

Shpërndaje

Sapo ka ndodhur një aksident fatal në Reçicë të Vogël në komunën e Tetovës, ku në redaksinë e ALBAZONE MEDIA (portalin TOPnews.mk) nga një lexues ka arritur një video nga vendi i ngjarjes dhe siç shihet asfalti ku është shkelur shtetasi nga Shqipëria është mbuluar me gjak.

Sipas dëshmitarëve personi në fjalë ka ndëruar jetë në spital, në vendgjarje kanë dalë ekipi i policisë dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Për më tepër informacione ALBAZONE MEDIA do t’ju informojë në minutat në vazhdim.