Aksident i tmershëm në tunelin Elbasan–Tiranë, humb jetën vëllai i deputetes që punonte në repartin e helikopterëve

Shpërndaje

Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin që lidh Tiranën me Elbasanin, i ka marrë jetën një 42 vjeçari. Pas mesnatës duke hyrë e diela, policia njoftoi se vik*tima u identifikua si Elton Maçolli, 42 vjeç. Mësohet se ai është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Tragjedia rrugore ndodhi gjatë natës ndërsa i ndjeri ishte duke udhëtuar në autostradë. Teksa ndodhej në hyrje të tunelit duket se ka kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë është aksidentuar rëndë.

Përplasja ishte aq e fuqishme sa mjeti u bë copë-copë. Pas përplasjes madje makina ka hyrë poshtë kamionit dhe më tej u përfshi nga flakët. Megjithëse kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë së tunelit, për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Ai është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit ku dhe më pas u identifikua. Elton Maçolli punonte në bazën ushtarake të helikopterëve në Farkë sikundër shikoni dhe fotot.